Aktualitet

Covid-19 zbret tek më të rinjtë, ulet mosha mesatare e jetëve të humbura

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19 po ulet teksa përhapja e pandemisë në vendin tonë po përhapet me ritme te shpejta, duke zbritur tek moshat e reja. Sipas të dhënave zyrtare mbi statistikat e vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, mosha mesatare arriti në 67.8 vjeç, nga 71,2 vjeç që ishte në javën dytë të prillit. Ulja e moshës mesatare ka qenë e dukshme tek femrat, ndërsa për meshkujt mosha mesatare është pothuajse e pandryshuar në rreth 68 vjeç.