Showbiz

Dafina konfirmon lidhjen me Dj Geek

Prej pak kohësh është përfolur se këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri është në një lidhje me artistin e njohur Dj Geek.

Edhe pse fansat kanë lënë mjaft komente në rrjetet sociale për lidhjen e dyshes, ata e kanë mbajtur këtë marrëdhënie vetëm për vete duke e fshehur me fanatizëm por duke ruajtur raportet profesionale.

Megjithatë kjo nuk ka zgjatur shumë pasi në ditën e të dashuruarve ata kanë postuar foton e parë me njëri-tjetrin.

Në një postim në Insta Story, Duffy dhe Dj Geek shihen duke u përqafuar e duke i dhënë një vështrim romantik njëri-tjetrit.