Showbiz

Dafina Zeqiri jep detaje nga albumi i saj më i ri

Këngëtarja shumë e dashur e publikut Dafina Zeqiri po korr mjaft sukses me projektet e saj muzikore disa prej të cilave janë pjesë edhe të listës së 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për median kosovare, ajo zbuloi disa detaje nga albumi i saj i ri muzikor.

Artistja tha se albumi do të quhet “Dafinë Moj” dhe do të përmbajë një prurje nga nëna e saj si dedikim për të.

Krahas projekteve individuale, ajo gjithashtu do të vijë me disa bashkëpunime muzikore që priten të jenë shumë të suksesshme.