Bota

Danimark, përdorim i detyrueshëm i maskave mbrojtëse në transportin publik

Danimarka do të bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave mbrojtëse në të gjithë transportin publik. “Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 gusht”. Benny Engelbrecht, ministër i Transportit, tha se masa do të zbatohej për të gjithë udhëtarët mbi moshën 12 vjeç, si edhe shoferët dhe punonjësit e tjerë të transportit publik. Danimarka ka regjistruar 621 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe pothuajse 15 400 raste infektimi.