Showbiz

Danjeli dhe Fotini të ndarë?! Ish-banorja e ‘BBA’ zbulon të vërtetën

Dyshimet se ish banorët e “Big Brother Albania: Love Edition” i kanë dhënë fund martesës së tyre kanë nisur kohë më parë kur ata mbyllën llogarinë e përbashkët në Instagram.

Edhe pse Fotini disa herë e ka mohuar këtë fakt, një postim i Danjelit në historinë e Instagram-it ka treguar shumë. Ai ka shpjeguar se ka disa arsye për të cilat ata kanë vendosur ta ndërpresin këtë lidhje por duke gëzuar rrespekt për njëri-tjetrin.

Megjithëse ai e pranoi publikisht këtë ndarje vetëm pak orë pasi e bëri këtë postim në Instagram ish banori e mbylli llogarinë duke mos lejuar që të gjithë të informohen mbi këtë ngjarje, veprim që ka ngritur dyshime për vërtetësinë e tij.

Sa i përket kësaj çështje e kontaktuar nga gazetarët e “Pop Culture”, Fotinia u shpeh se kjo gjë nuk është e vërtetë, ata janë së bashku e të lumtur madje po përgatiten për dasmën e tyre në muajin shtator.