Rajoni

Daut Haradinaj mohon të jetë ndaluar në Vjenë: Ja e vërteta!

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së mohon të jetë ndaluar nga policia austriake. Vëllai i kryeministrit të Kosovës tha se ishte thjeshtë një konsultë disa minutëshe në aeroportin e Vjenës. Mediat në Prishtinë raportuan se vëllai i kryeministrit të Kosovës ishte ndaluar nga policia austriake në bazë të një fletarresti nga Serbia, por Haradinaj hodhi poshtë lajmin ndërsa thekson se është i lirë të vijojë udhëtimin e tij.