Showbiz

David Beckham në mbështetje të Victorias për koleksionin e ri, shfaqet me shapka në event

Sa herë që Victoria Beckham sjell një koleksion të ri për markën e saj, organizon një sfilatë ku familjarët e saj janë gjithmonë në rresht të parë për ta mbështetur.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e kaluar por e gjithë vëmendja shkoi tek veshja e bashkëshortit të saj David. Ish-ylli i futbollit u shfaq në event i veshur ‘casual’ madje nëse i shikoni me vëmendje fotot e mëposhtme do të vëreni se ai kishte veshur një palë shapka të zeza me çorape të bardha.

Edhe pse shumica e meshkujve ishin të veshur me kostum dhe këpucë, David vendosi të bëjë këtë zgjedhje kontroverse që muajt e fundit është kombinuar edhe në pasarelat e markave të famshme.

Edhe pse paraqitja e tij u komentua shumë, për të rëndësi ka që është ‘in’ me modën e fundit.