Politikë

Debate gjatë diskutimit të kërkesës së 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Meta

Në Komisionin e Ligjeve sot pati debate gjatë diskutimit të kërkesës së 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Meta.  Presidenti Meta refuzoi ftesën që të paraqitej për t’u dëgjuar te Ligjet. Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni i cilësoi “të nxituara” veprimet për shkarkimin e kreut të shtetit.  Pas dy ditësh, pritet që Ligjet të votojnë raportin e relatorëve Klotilda Bushka e Adnor Shameti për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar që të përcaktojë nëse presidenti është apo jo në shkelje të rëndë kushtetuese. Propozimi do të diskutohet në seancë plenare, më 4 Korrik.