Aktualitet

Dëbohet nga Shqipëria agjenti sekret i Iranit, Ehsan Bidi

Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë. Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat me një pasaportë iraniane.