Defekt në Yzberisht, pa energji zona dhe një pjesë e Unazës së Re

Një defekt në Yzberisht ka lënë pa energji zonën dhe një pjesë të Unazës së Re. OSHEE thotë se vijon intensivisht puna për riparimin e defektit në kabinën private “Bruci”. Mësohet se gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.