Politikë

Deklarata e Avdylajt në gjyq, replika të ndërsjellta mes PD-PS

Replika të ndërsjellta mes PD dhe PS pas thirrjeve “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste”, nga Altin Avdylaj në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Deputeti Luçiano Boçi tha se me këtë deklaratë u provua lidhja e Kryebashkiakut të Durrësit më grupin, si edhe ndërhyrja që kryeministri Rama po bën për të mos e hetuar. Ndërkaq Vangjush Dako paralajmëroi Boçin me padi pas akuzave të lëshuara nga selia blu.