Sport

Del ekspertiza e autopsisë së futbollistit Emiliano Sala

Futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror mbi kanalin e La Manshit, vdiq pas goditjeve të rënda në kokë dhe në trup. Plagët e marra nga rrëzimi i avionit “Piper Malibu” në ujërat e akullta në det, ishin fatale për jetën e futbollistit dhe të pilotit që drejtonte mjetin fluturues. Autopsia në trupin e nxjerrë nga avioni më 4 shkurt, pas kërkimeve intensive, treguan dëmtimet e rënda, ndërsa Sala u njoh vetëm nëpërmjet gjurmëve digjitale.Ndërkaq dosja e plotë e ngjarjes pritet të publikohet pas 6 muajsh