Showbiz

Del në sipërfaqe intervista e vjetër e Brad Pitt ku tregon se martesa me Jennifer Aniston ishte një pakt

Një intervistë e dhënë për Oprah në vitin 2014 ka ridalë në sipërfaqe dhe po përflitet shumë në media.

Bëhet fjalë për Brad Pitt i cili si rrallëherë ka folur për martesën me Jennifer Aniston. Në intervistën e bërë vetëm 1 vit para se aktorët të divorcoheshin, Brad tregon se si ata arritën në një marrëveshje që mes tyre të mos kishte ‘përgjithmonë’.

“Ne nuk e prangosim njëri-tjetrin me fjalët ‘të lumtur përgjithmonë’. Jennifer dhe unë bëmë një pakt që do t’i lëmë gjërat të marrin rrjedhën e tyre pa presione. Nuk mendojmë se është në natyrën tonë që të rrimë vetëm me 1 person për të gjithë pjesën tjetër të jetës. Megjithatë ne po kalojmë bukur bashkë, jemi miq dhe kjo do të zgjasë për aq kohë sa të jetë e shkruar” -tha ai.

Në komentet e videos së publikuar në kanalin zyrtar të Oprah në YouTube, të gjithë shikuesit janë suprizuar nga fjalët e aktorit duke theksuar se asokohe (pra gjatë viteve ’00) ai ka qenë i papjekur dhe i paaftë për t’ju përkushtuar martesës.

Disa mendojnë se viti 2004 ishte koha kur Pitt po xhironte “Ms & Mrs. Smith” dhe se ai po tradhëtonte Jennifer Aniston me Angelina Jolie.

“Kjo intervistë tregon më së miri përse gjërat rrodhën kështu siç rrodhën për të 3 aktorët dhe faji ishte vetëm i Brad” -shkruan një përdorues në YouTube.