Politikë

Dënimi i ish Ministrit Tahiri, reagon Qeveria

Për herë të parë, qeveria ka reaguar mbi vendimin e dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite shërbim prove. Elisa Spiropali u shpreh se e gjitha kjo “është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë fare!”