Politikë

Dënohet Tahiri, por jo për “Trafik droge”, por “Shpërdorim detyre”

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, duke rikualifikuar akuzën në “shpërdorim detyre”.Por ndonëse i shpëtoi qelisë, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ta dërgonte për tre akuza të tjera të rënda, Tahiri nuk do të mund t’i kthehet jetës politike, të paktën për pak vite, duke marrë poste. Gjykata vendosi që Tahirit t’i ndalohet për tre vite marrja e posteve publike. Gjithsesi, ish-ministri paralajmëroi se do e apelojë vendimin, duke u shprehur i pakënaqur.