Rajoni

Deputetët e Kosovës miratojnë projekt-rezolutën që pezullon për 30 ditë lojërat e fatit

Me 74 vota pro, deputetët e Kosovës miratuan sot një projekt-rezolutë që pezullon për 30 ditë lojërat e fatit. Kjo derisa Qeveria të sjellë në Kuvend draftin që t’i ndalojë për një afat 10-vjeçar. Nismëtar ishte shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Avdullah Hoti tha se “kazinotë nuk duhen lejuar të ushqejnë krimin”.