Bota

“Der Standard”: Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të rrisin ndikimin në Ballkan!

Në një artikull të gazetës austriake Der Standard thuhet se Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të rrisin ndikimin në Ballkan. Kjo si pasojë e rënies së aktivitetit të BE-së dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Rusia përdor dobësinë e të tjerëve”, thotë Florian Bieber, profesor në universitetin e Gracit. Sipas tij marrëveshja për emrin Maqedoni-Greqi dhe normalizimi i marrëdhënieve Serbi -Kosovë dëmton interesat e Rusisë në rajon.