Aktualitet

Derbi Partizani-Tirana, masat e policisë dhe rrugët që do të bllokohen

Për shkak të lëvizjeve të tifozerisë të dy skuadrave do të ketë kufizim të automjeteve në kryeqytet nga ora 16:00 deri në përfundim të derbit Partizani-Tirana. Policia njofton se segmentet e bllokuara përfshijnë sheshin “Nënë Tereza”, pjesë të rrugës “Lek Dukagjini”, “Dervish Himën” e përreth stadiumit “Air Albania”. Para se të zhvendosen për në “Air Albania”, tifozët e Partizanit duhet të grumbullohen te 21 Dhjetori, ndërsa të Tiranës, te Teatri i Kukullave. Ndaj tyre do të ushtrohet kontroll për sende të paligjshme, si armë apo lëndë piroteknike. Çdo tifoz të jetë i pajisur me document identifikimi, ndërsa nuk lejohen të hyjnë në stadium fëmijët nën 16-vjeç, të pashoqëruar.