Aktualitet

Deri në fund të vitit, SHBA-të presin ta kenë gati vaksinën kundër koronavirusit

Shtetet e Bashkuara presin ta kenë gati vaksinën kundër koronavirusit deri në fund të vitit. Kjo bëhet e ditur nga kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Anthony Fauci i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se ndihet mirë me afatin e përcaktuar. Brenda dy javësh, parashikohet që vaksina e zhvilluar nga shkencëtarët e institutit që udhëheq Fauci,  të hyjë në fazën përfundimtare të testimit.