Bota

“Deutsche Bank” do të shkurtojë mbi 7.000 vende pune

“Deutsche Bank” njofton shkurtimin e mbi 7 mijë vendeve të punës, me synimin që huadhënësi më i madh i Gjermanisë të mund të rikthehet me fitim. Banka bën të ditur se do të reduktojë nivele të ndryshme të stafit në mbarë botën, duke e çuar numrin nga 97 në 90 mijë. “Deutsche Bank” numëron mbi 66 mijë të punësuar në Europë, përfshirë 42 mijë në Gjermani, 21 mijë në Azi dhe rreth 10 mijë në Amerikën e Veriut.