Showbiz

Di Caprio kapet mat, shkon me dy modele brenda ditës…

Mesa duket artisti i madh Leonardo Di Caprio ka një dobësi për modelet dhe e ka të pamundur të rri larg tyre.

Vetëm pak kohë më parë ai dukej vërtetë i lumtur me të dashurën e tij Toni Garrn deri në momentin kur papritmas mësuam se ishin ndarë. Aktori nuk ka  marrë pak kohë larg lidhjeve siç bëjnë shumica por menjëherë është hedhur në krahët e një tjetër modeleje.

Fillimisht ai është parë dhe fotografuar nën shoqërinë e Lorena Rae, një modele gjermane 23-vjeçare. Aludohet në median e huaj se Leo dhe bukuroshja janë në një lidhje romantike por situata mbetet ende e paqartë.

Megjithatë nëse gjatë ditës është shoqëruar nga Lorena, gjatë natës ai është parë sërish në krahët e ishi-t, duke shëtitur me biçikleta rreth orës 22:00. Se çfarë ka ndërmend të bëjë Leonardo me dy vajzat gjermane është një mister i vërtetë.