Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, VV sjell një plan të ri

Lëvizja Vetëvendosje propozoi një plan për institucionet e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë. Kryetari Albin Kurti, prezantoi atë që e quajti “Plani 4+1”. Kurti theksoi se para një dialogu të ri me Serbinë është e domosdoshme që të realizohet dialogu i brendshëm, i hapur e demokratik, në institucione dhe shoqëri. Debate në Kuvend para dialogut e për dialogun me Serbinë, gjithashtu dhe një dialog me Bashkimin Evropian, per natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e dialogut.