Aktualitet

“Digitalb” i kthen buzëqeshjen fëmijëve jetimë të Bashkisë Kavajë

Në prag të vitit të ri shkollor, kompania më e madhe dixhitale mediatike në vend “Digitalb” ktheu buzëqeshjen te fëmijët jetimë të Bashkisë Kavajë duke shpërndarë për ta çanta e materiale shkollore. Ata u mblodhën në sallën e Pallatit të Kulturës “Kavaljoti” për të marrë dhuratat që përtej ndihmës materiale përcjellin mesazhin e rëndësisë së edukimit për një të ardhme më të mirë. Përfaqësuesja e kompanisë “Digitalb” nxiti fëmijët që të ndjekin ëndrrat e tyre e të vijojnë në rrugën e bukur të shkollimit, si dhe bizneset e aktorët e tjerë të shoqërisë të kontribuojnë sado pak në ndihmë të njerëzve në nevojë.