Lifestyle

Diktatorët më të egër të shek. XX kanë jetuar në një qytet

Qyteti që ka qenë fortesa e qytetërimit europian kundër pushtimit osman në shekujt e 16-të dhe të 17-të, ka qenë gjithashtu shtëpi e diktatorëve më gjakatarë në shekullin e 20-të.

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, ka qenë edhe kryeqyteti i Perandorisë së Shenjtë Romake në mes-vitet 1400.

Edhe deri fillim të shekullit të njëzetë, Vjena ka qenë në qendër të ngjarjeve historike nëpërmjet perandorisë Austro-Hungareze.

Pak para Luftës së Dytë Botërore, Vjena ka qenë shtëpia e figurave që e kanë ndikuar më shumë shekullin e njëzetë, dhe disa prej tyre ishin diktatorët më gjakatarë.

Në vjen nuk jetonin vetëm diktatorë, por edhe nejrëz të tjerë që ndikuan shekullin e njëzetë. Frojdi ishte bir i perandorisë Austro-Hungareze. Ai lindi në Moravia, sot në Republikën Çeke, por shumicën e jetës e kaloi në Vjenë.

Vetë diktatori më i egër i Europës, Adolf Hitler, ka jetuar në Vjenë nga viti 1908 e deri në 1913.

Vetëm 2 kilometra larg Hitlerit jetonte Trotski, një nga udhëheqësit e Revolucionit Bolshevik,udhëheqës i Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës Civile Ruse, dhe viktimë e Stalinit.

Në një nga lokalet, Trotski u takua me një grek që sapo ishte takuar me Leninin. Në fakt, nuk ishte grek, por Jozef Stalini, i maskuar me pasaportë greke, i cili disa vite më vonë urdhëroi vdekjen e Trotskit. Edhe Stalini jetoi në Vjenë për disa kohë.

Shumë pranë banesës së Stalinit jetonte një tjetër udhëheqës komunist, Josip Broz, që u njoh me emrin “Tito” dhe që udhëhoqi Jugosllavinë nga viti 1945 deri në vitin 1980.