Bota

Dina Powell refuzon nominimin për ambasadore e SHBA-ve në OKB

Dina Powell refuzon nominimin për ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB dhe vendos të qëndrojë në Goldman Sachs. Pas dorëheqjes së Niki Hejli, Powell, një ish-zëvendës këshilltare i Sigurimit Kombëtar në administratën Trump, u përball me pengesa brenda Shtëpisë së Bardhë, për të marrë këtë detyrë, duke marrë parasysh marrëdhënien e saj të tensionuar me shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.