Aktualitet Bota

Dita Botërore e Mbipeshës, mesazhi: Stop diskriminimit ndaj këtyre personave!

Dita Botërore e Mbipeshës shënohet çdo 11 tetor. Dita e parë e mbipeshës u shënua në vitin 2015, dhe që nga atëherë në mbarë botën kjo datë synon të rritë vetëdijen për pasojat e mbipeshës, si një nga shkaktarët kryesorë të përkeqësimit të cilësisë së jetës të njeriut. Parandalimi i mbipeshës, fushatat vetëdijësuese, si dhe ndihma ndaj personave që vuajnë nga mbipesha, janë disa nga synimet kryesore që kjo ditë synon të arrijë. Moto e shënimit të kësaj dite për këtë vit, është luftimi i diskriminimit ndaj njerëzve me mbipeshë. Diskriminimi merr disa forma, duke filluar që nga sjellja ndaj njerëzve me mbipeshë apo mënyra si ata shihen nga shoqëria.