Aktualitet Bota

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, OBSH ngren alarmin

Një në katër persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetit ngren alarmin se në vitin 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë ato kardiovaskulare. Edhe në Shqipëri, mjekët thonë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është rritur ndjeshëm.