Aktualitet

Dita e 75-të, banorët e Astirit vijojnë protestën

Banorët e Astirit protestuan edhe mbrëmjen e sotme duke kundërshtuar kështu projektin e “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 75-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët bllokuan rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit. Si çdo ditë tjetër deputetët e opozitës ishin në mbështetje të protestës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu paralajmëroi edhe revolta masive.