Politikë

Dita e Rinisë, Meta-të rinjve: Merrni dorë fatin tuaj dhe të Atdheut!

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Presidenti i Republikës vjen me një apel të fortë. Ilir Meta u kërkon të rinjve të mbrojnë të ardhmen e Shqipërisë. Sipas tij ata duhet të bashkohen e të marrin në dorë fatet e tyre dhe të atdheut. “Koha që zëri juaj të dëgjohet!. Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë!” shkruan kreu i shtetit në rrjete sociale.