Showbiz

Ditari i Karantinës, Madonna rrëfen se si humbi 3 njerëz të dashur brenda 24 orëve

Së fundmi mbretëresha e muzikës pop ka vendosur që në këto ditë karantine në vend që të na dhurojë muzikë në fakt po na shërben mendimet e saj.

Madonna ka nisur një seri nga ditari i saj i karantinës dhe herë pas here na lexon letrat që shkruan për ato ditë që ka qëndruar e mbyllur në shtëpi.

Në ditën e saj të 9-të, 61-vjeçarja na rrëfeu të gjithëve se si vetëm në 24 orë ka humbur kushëririn e saj dhe 2 miq të ngushtë. Edhe pse ajo përmendi shkakun e vdekjes së tyre të gjithë po hamendësojnë se është për shkak të pandemisë.