Politikë

Ditëlindja e 29-të e PD-së/ Basha: Jemi partia e shpresës, kjo është arritja jonë më e madhe

Në ditëlindjen e 29 të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha përcolli mesazhin se kjo forcë politike ia dalë të jetë partia e shpresës. “Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet”, tha kryedemokrati. Ndërkaq, më herët Selia Blu njoftoi se festimet për sot dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këtë datë së bashku me kontributet e anëtarëve dhe simpatizantëve do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.