Showbiz

Ditëlindja surprizë e Era Istrefit nga familjarët e saj

Më 4 korrik këngëtarja shumë e dashur e publikut Era Istrefi festoi ditëlindjen e saj të 26-të.

Ajo ishte larg shtëpisë por ama festoi me miqtë e saj deri në orët e para të mëngjesit.

Por festimet për yllin e “BonBon” nuk mbaruan me kaq pasi familja e saj i kishte organizuar një festë surprizë nga e cila Era u emocionua pa masë.

Zbukurime, torta dhe dhurata pa fund i janë dhuruar Erës sapo mbërriti në shtëpi dhe ajo e cila e priti me padurim ishte mbesa Renee.