Bota

Divorci i Britanisë nga BE-ja rrezikon të vonohet

Komisioni Parlamentar Britanik, i cili mbikëqyr negociatat e Brexit-it, parashikon vonesa në largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian. Kjo për shkak të progresit të pamjaftueshëm në bisedimet mes Londrës e Brukselit. Divorci duhet të finalizohet pas një viti, por në një numër çështjesh të rëndësishme ka zvarritje. Kryesisht, për të drejtat e emigrantëve apo llojin e kufirit ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.