Showbiz

Djali i Gjikos dhe Elita Rudit sot feston 1 vjetorin e lindjes

Si sot 1 vit më parë çifti shumë i dashur i publikut, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë bërë prindër për herë të parë.

Më 20 shkurt të vitit 2019-të erdhi në jetë Zëri Gjikolli dhe jeta e dyshes ndryshoi përgjithmonë. Gjiko dhe Elita e shfaqin shpeshherë vogëlushin edhe në rrjetet sociale ku ai merr më shumë vëmendje sesa prindërit e tij.

Ditën e sotme, Zëri feston 1 vjetorin e lindjes dhe Elita ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot më të bukura me të dhe Gjikon që nga momenti i lindjes duke rrëfyer me anë të imazheve vitin e tij të parë të jetës.