Showbiz

Djemtë e One Direction, kundër njëri-tjetrit

Niall Horan do të jetë kundër anëtarit të bandës së tij, Louis Tomlinson në një ndeshje bamirësie.

Këngëtari irlandes i është bashkuar skuadrës “Rest of the World” si një asistent menaxher ndërsa Louis do të luajë për Anglinë në këtë lojë e cila do të organizohet në stadiumin ” Old Trafford” në Manchester, më 5 qershor, pë të rritur të ardhurat për UNICEF.

“Eshtë absolutisht një nder që më është kërkuar të jem pjesë e një bamirësie të tillë dhe kjo lojë është shndërruar në një event të rëndësishëm në kalendarin tim”, ka thënë Niall në një deklaratë.