Do ti nënshtrohet apo jo Llalla Vettingut? Seanca më 31 Maj

Komisoni i Posaçëm i Apelimit nuk doli sot me një vendim nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet apo jo Vetting-ut, pas dorëheqjes nga Sistemi i Drejtësisë. Këtij Komisioni iu drejtua Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili kundërshton vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që për shkak të dorëheqjes, ndërpreu rivlerësimin. Kryesuesi i Trupës Gjyqësore, Sokol Çomo konstatoi se Llalla nuk kishte marrë dijeni për seancën e sotme, pasi prokura që paraqiti mbrojtja ishte e përgjithshme. Gjithashtu, avokati u shpreh se nuk ka komunikuar direkt me Llallën, por me bashkëshorten e tij. Seanca vijon më 31 Maj, që ish-Kryeprokurorit t’i jepet kohë, që të shprehet me prokurë të posaçme nëse do të përfaqësohet me avokat apo do të jetë vetë i pranishëm.