Aktualitet

Parandalohet vrasja e trefishtë në Fier

Policia ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori” ne Fier është larguar për të marrë një armë zjarri. Shtetasi Ilirjan Progonati është kthyer me synimin për t’i vrarë 3 shtetasit me të cilët u konfliktua, por sapo ka parë policinë të afrohej drejt tij, është larguar me shpejtësi. Ai u arrestua menjëherë nga Policia. Mësohet se 36 vjeçari u kishte borxh këtyre personave, me të cilët është konfliktuar.