Politikë

Dorëheqja e Kotzias, reagon Bushati

Kryediplomati shqiptar vlerëson gjestin e dorëheqjes së homologut grek Nikos Kotzias. Ditmir Bushati përmes një statusi në Facebook falenderon Kotziasin për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë. “Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit Nikos Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e një faqeje të re të bashkëpunimit, midis vendeve tona” shkruan Bushati.