Rajoni

Dorëhiqet Kryeministri i Kosovës, i emocionuar Haradinaj njofton shkakun

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje. Shkak është fakti që ai është ftuar për t’u marr në pyetje nga Gjykata Speciale që heton krimet e luftës. Dorëheqjen Haradinaj e njoftoi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Ai theksoi se dëshiron të paraqitet para gjykatës si qytetar i thjeshtë i Kosovës, i paveshur me mburojë politike. Ramush Haradinaj ka qenë një nga ish Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftojë kundër paramilitarëve serbë.