Rajoni

Dorëhiqet kryeministri italian Giuseppe Conte

Dorëhiqet Kryeministri Italian Giuseppe Conte. Pasi sulmoi ashpër patnerin e tij të koalicionit Mateo Salvini Conte u shpreh se do të paraqesë dorëheqjen. Ai tha se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”. Salvini, udhëheqësi i partisë nacionaliste të Lidhjes, kishte ngritur edhe një mocion mosbesimi kundër Contes.