Dori DJ – Dorian Gjergji

Dori DJ, nisi karrierën në radion më të dëgjuar Shqiptare Top Albania Radio me 1999. Prej 2013 ai është Drejtori Artistik I radios duke menaxhuar seleksionimin e muzikes, programet muzikore, si edhe postproduksionin. ‘House Nation’ është programi më i njohur i tij në Top Albania Radio, por ai ka punuar qysh herët me tendencat e muzikes elektronike në një kohë kur ato nuk ishin kaq popullore sa janë shndërruar vitet e fundit. Ai gjithashtu prodhon muzike për artistë të njohur shqiptare dhe mikson në klubet më të dashura të shqiptarëve, po ashtu ka mixuar bashke me DJ me fame boterore si Tiesto ne ‘Havana Sun Festival’. Dori Dj prodhon programin më popullor e më të gjatë me muzike elektronike ne radiot shqiptare: #heinekensessions, që është në sezonin e tij të tretë, shumë të suksesshem.

Facebook: https://www.facebook.com/doridjofficial/?fref=ts
Instagram: https://www.instagram.com/dori.dj
Mixcloud: https://www.mixcloud.com/DoriDj/