Aktualitet

“Drafti për shpifjen”, gazetarët dhe OSBE kundër qeverisë

Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po kundërshtojnë me forcë projektin e qeverisë për shpifjen. Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja të Autoritetit të Mediave Audiovizive, që merr rolin e gjykatës. Ndryshimet parashikojnë që mediat online në rast shkeljeje mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.