Showbiz

Drake feston ditën e babait në mënyrën më të veçantë

Ai e mbajti të fshehtë faktin që është baba deri në momentin që reperi Pusha T, i zbuloi sekretin publikisht vitin e kaluar.

Tashmë Drake shfaq me krenari punimet e artit të vogëlushit të tij Adonis dhe të njejtën gjë ka bërë edhe ditën e kaluar për festën e babait.

32-vjeçari ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një vizatim të të birit ku shkruhej “Papa”. Për këngëtarin e hitit “In my Feelings” ky është viti i dytë që ai feston ditën e babait dhe nuk mund të ndihej më krenar për vogëlushin e tij.

“Gëzuar ditën e babait” ,-shkruan ai në postimin e tij ku ka marrë mijëra urime nga fansat.