Showbiz

Dua Lipa më tërheqëse se kurrë në kopertinën e revistës “ELLE”

Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa është bërë kryefjala e medias ditët e fundit.

“The Sun” e përfshiu atë në listën e këngëtarëve më të pasur britanik pasi vitin e fundit 24-vjeçarja arriti të dyfishojë pasurinë e saj duke konkurruar edhe Adele apo Ed Sheeran.

Së fundmi ylli i muzikës është shfaqur në kopertinën e revistës prestigjose “ELLE” ku ka dhënë edhe një intervistë interesante.

Dua ka treguar se karantinimi me të dashurin e saj ishte një bekim dhe ka shijuar çdo moment në praninë e tij. “Isha e frikësuar pasi po afronte turneu dhe nuk do të kishim kohë të qëndronim bashkë. Pastaj ndodhi pandemia dhe kemi e shijuar praninë e njëri-tjetrit” -u shpreh ajo.

Gjithashtu mësohet se Anwar Hadid do të jetë protagonist në klipin më të ri të Duas.