Aktualitet

Durrës, mbytet në det një 30 vjeçar

Më heret sot u gjet i mbytur në det edhe një 30 vjeçar në Durrës. Trupi i pajetë është gjetur në zonën bregdetare mes PortoRomanos dhe Kallmit. Kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e identitetit të personit. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Policia vijon hetimet.