Aktualitet

Dy radikalë fetarë në kërkim, ofendonin myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Disa video të publikuara nga portali Insajder në Kosovë, ka bërë që policia shqiptare të nis hetimet për dy persona. Luigj Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në bregdetin shqiptar. Përmbajtjen e këtyre videove, drejtoria e antiterrotit shqiptar e ka cilësuar vepër penale për Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”. Dy personat janë shpallur në kërkim.