Showbiz

E akuzojnë për ndërhyrje plastike, reagon për herë të parë Enca

Krahas komenteve të shumta për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj, tashmë këngëtarja e famshme Enca po akuzohet edhe për ndëryrje kirurgjikale.

Të shumta janë komentet e ndjekësve të këngëtares të cilët mendojnë se Enca është e gjitha ‘silikon’ duke shkaktuar edhe reagimin e saj.

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’, në profilin tim…Zori derdh një lot për ju. Thjeshtë janë gjenet e mira. Bekime.” -shkruan ajo në një postim në Insta Story me shumë humor dhe aspak e irrituar nga këto akuza.