Showbiz

E vlerësuar si një ndër artistet që vishet më mirë, por ja për të cilin look është penduar Rihanna

Në shumë intervista, komente të fansave që e kanë takuar nga afër por edhe kolegët e saj kanë konfirmuar se Rihanna është një ndër të vetmet personazhe publik që mban aromë të mirë, ka lëkurë që shkëlqen dhe që vishet më bukur.

Duket se ajo është perfekte dhe në sytë e të tjerve nuk gabon kurrë por vetë ajo çfarë mendimi ka?! Gjatë një interviste për “Access”, 32-vjeçarja tregoi për herë të parë look-un që ka pëlqyer më pak nga daljet e saj në tapetin e kuq.

Bëhet fjalë për fustanin e madh të verdhë më të cilin ajo u shfaq në “Met Gala” në vitin 2015. Rihanna tha se me këtë veshje është ndjerë si një klloun i vërtetë edhe pse u vlerësua pozitivisht nga kritikët.

Tematika e atij viti ka qenë “China: Through The Looking Glass” dhe Rihanna u shfaq me fustanin madhështor të stilistit kinez Guo Pei.