Bota

Ebola vazhdon të përhapet në Kongo, OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH) shpalli emergjencën ndërkombëtare pasi Ebola vazhdon të përhapet në Kongo.  Në rreth një vit, gjetën vdekjen 1 mijë e 700 vetë. Virusi është fatal deri në 90% të rasteve. Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre e dhimbje të muskujve. Shpërthimi më i madh u regjistrua në Afrikën Perëndimore, në vitet 2013-2016. Mbi 11 mijë persona humbën jetën, kryesisht në Guinea, Liberi e Sierra Leone.