Showbiz

Ed Sheeran: “Të jesh i çuditshëm të bën të suksesshëm”

Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran, së fundmi ka dhënë një intervistë për fushatën “Love Music Hate Racism” ku ka treguar se në fëmijëri ka qenë pre e bullizmit.

Ai u shpreh se kur ishte në shkollë moshatarët e tij e tallnin për ngjyrën e flokëve të kuqe si edhe për faktin që mbante syze dhe merrte gjithmonë një kitarrë të vogël në shkollë.

“Kur nisa të këndoja njerëzit më njihnin si djali me flokë të kuq dhe syze dhe kjo bëri që ata të më mbanin mend. Në fillimet e mija qaja kur më ngacmonin për pamjen time por më vonë më pëlqente ky look” ,-tha ai.

Në fund të intervistës Sheeran rrëfeu se të jesh ndryshe dhe i çuditshëm është diçka shumë pozitive që shpeshherë të bën të suksesshëm në jetë.